Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri njoftoi se MASH ka dhënë pëlqim për përdoriin e abetares së unifikuar për nxënësit e klasës së parë për vitin 2022/23, transmeton Portalb.mk.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë pëlqim për përdorimin e materialit të përpiluar nga autorët Mimoza Gjokutaj, Saranda Kumnova, Naser Zabeli dhe Tereza Babasuli, i cili është dedikuar për nxënësit e klasës së parë të regjistruar në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe”, njoftoi Shaqiri.
Edhe pse kanë kaluar shtatë vjet nga marrëveshja e arritur në sferën e arsimit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe dhjetë vjet nga përdorimi i abetares së unifikuar shqiptare në Kosovë, nxënësit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ende nuk e kanë në duar abetaren e unifikuar.
Kujtojmë që, nxënësit e klasës së parë në Shqipëri dhe Kosovë mësojnë me po këtë abetare të unifikuar.
Përdorimi i abetares së unifikuar nga nxënësit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut paraprihej me ndryshim të ligjit të teksteve shkollore.
- LEXO: RMV, nuk ka abetare të unifikuar për nxënësit as këtë vit
- LEXO: Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri, do të aplikohet nga shtatori
- LEXO: Mospërdorimi i Abetares së unifikuar, peng i vullnetit politik
- LEXO: Viti shkollor pa abetare të unifikuar, nxënësit shqiptarë do të vazhdojnë të ofendohen
- LEXO: Nxënësit shqiptarë të Maqedonisë, as këtë shtator nuk do ta kenë në duar abetaren e unifikuar
LEXO: Skadon Marrëveshja në fushën e arsimit me Shqipërinë, gjitha shpresat te ministri i ri Ademi