Site icon PORTALB

Hani: Ripozicionimet janë normale, çdo vendim partiak është i mirëpritur

Tahir Hani

Tahir Hani

Ministri i Pushtetit vendor Tahir Hani i cili deri më tani në funksionet partiake që ka mbartur në BDI në opinionin publik është perceptuar si njëri ndër funksionarët me ekspeditiv dhe më parimor, përmendet si njëri ndër personalitete i cili në qeverinë e re nuk do të mbajë resorin ministror që e udhëheq.

Tahir Hani, për Portalb deklaron se çfarëdo vendimi që do të merret nga ana e partisë është një realitet objektiv politik.

“Partia vendos në përputhje me interesat politike, ndoshta është interes i partisë që të zgjedhë kuadro të reja, me rendësi është që proceset të shkojnë përpara, çdo vendim partiak është i mirëpritur”, thotë Tahir Hani për Portalb.

Tahir Hani thotë se çdo vendim partiak që do të merret është në përputhje me interesat politike dhe rrjedhën e proceseve politike.

“Nuk dëshirojë të komentoj perceptimin e opinionin në aspektin e pozicionimit tim me rëndësi është që proceset politike të kenë rrjedhat e veta. Unë e kuptojë se ka pozicionime të cilët për mua janë shumë normale dhe me rendësi është që objektivi të jetë në interes të qytetarëve”.

Tahir Hani nuk dëshiron të prononcohet për të ardhmen e tij, respektivisht pozicionimin e tij në resorët qeveritarë.

“Tash mbahet kongresi i partisë dhe do të shohim se si do të jetë pozicionimi i kuadrove në parti”, thotë Tahir Hani.

Exit mobile version