BFI: U tërhoq nga tregu “narezaku” me logo “hallall”, por me përmbajtje të mishit të derrit

Një produkt mishi “narezak”, shitet në marketet “Stokomak” në Maqedoninë e Veriut, por përmban mish derri, e cila është kundërshtim me standardet “Hallall”. Bashkësia Islame Fetare ka reaguar për rastin në fjalë dhe ka kërkuar që të tërhiqet menjëherë produkti nga marketet, njofton Portalb.mk.

“Agjencia për Hallall Standard në Republikës së Maqedonisë së Veriut, jemi institucioni i vetëm në vend që merret me certifikimin e produkteve sipas sistemit Hallall Standard, dhe ruajmë vlerën e logos Hallall, e ndjejmë për obligim t’ju njoftojmë se në marketet e STOKOMAK DOO Skopje, shitet një narezak prej mishi i cili e ka logon e Hallallit ndërsa në përbërjen e saj ka edhe mish derri. Njoftojmë opinionin si produkti i njëjtë është prodhuar në Republikën e Serbisë dhe i njëjti e ka siguruar logon atje. Si agjenci në bazë të detyrimeve kushtetuese të BFI-së dhe statutit të agjencisë për Hallall Standard, kemi bërë kërkesë direkte te kompania në fjalë (Stokomak Doo Skopje) që urgjentisht të tërheq këtë produkt nga qarkullimi”, thonë nga BFI.

Ata kërkojnë që Bashkësia Islame në Republikën e Serbisë të ndërmerr masa në tërheqjen e certifikimit hallall për kompaninë prodhuese

Nga “Stokomak” e kanë njoftuar BFI-në se produkti është tërhequr.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button