Site icon PORTALB

Çmimet në Maqedoninë e Veriut janë më të larta sesa para pandemisë, nuk ka rrezik, por duhet vëmendje, paralajmëroi Banka Popullore

ndertime, ndertesa, banesa, komunikacion, mjedisi jetesor, planifikimi hapesinor, legalizim, objekte pa leje, ndertime

Foto ilustrim nga Portalb.mk/Suad Bajrami

Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka vlerësuar që nuk ka rritje për rrezikun e stabilitetit financiar, ndërsa çmimet vazhdojnë të jetë më të larta sesa para pandemisë, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet janë mbi nivelin e parapandemisë, tani nuk ka rritje serioze të rrezikut për stabilitetin financiar, por është e nevojshme të ndiqet me vëmendje”, deklarojnë nga Banka, duke paralajmëruar që mund të marrin masa për rruajtjen e stabilitetit financiar në vend.

Këto vlerësime vijnë nga raporti i Bankës Popullore për vitin 2021 në lidhje me pasuritë e paluajtshme, duke theksuar që çmimet e banesave janë rritur me nxitim dhe janë mbi rritjen afatgjate.

“Çmimet e banesave gjatë vitit 2021 janë rritur për 6.1 %, kur rritja më e theksuar ishte në pjesën e dytë të vitit”, deklarojnë nga Banka, duke sqaruar që në Bashkimin Evropian mesatarisht janë rritur për 8.3 përqind.

Miratimi i lejeve për ndërtimin e banesave, sipas Bankës, ka rritur akoma më shumë numrin e banesave të pashitura, ndërsa çmimi i tyre u rrit me rritjen e çmimit të materialeve ndërtimore.

“Krediti për banesa gjatë vitit 2021 ka shënuar rritje mesatarisht për 14 %”, raportoi Banka, duke sqaruar që vazhdimisht shënon rritje marrja e kredisë për blerjen e banesave.

Exit mobile version