Site icon PORTALB

Maturantet ankohen, profesorët nuk na ushtruan!

Maturantët e "Cvetan Dimov" -it

Cvetan Dimov

Maturantët e shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, janë të dëshpëruar dhe me ankth presin rezultatet e provimit të maturës shtetërore dhe ankohen se profesorët nuk i kanë ushtruar ata fare.

Ata thonë se ky provim ndikon shumë në ta ardhmen e tyre dhe ankohen se profesorët nuk i kanë ushtruar fare ata.

“I kemi lutur që të na ushtrojnë, bëhet fjalë për provimin e njohurive që kemi pranuar këto katër vite dhe nuk është e drejtë që kjo gjë të na mohohet. Profesorët është dashur të na ndihmojnë”, tha një maturante e kësaj shkolle të mesme.

“E kuptojmë që disa nga shokët tonë nuk janë të interesuar për mësim dhe nuk themi që të na ushtrojnë të gjithëve, por kishte qenë e rendit që të organizojnë orë shtesë për ata nxënës të cilët kanë nevojë dhe duan të arrijnë diçka në jetë”, tha një maturante tjetër.

Nxënësit dhe profesorët thanë që për provimin e gjuhës shqipe nuk do të ketë problem shkaku se ato janë pyetje origjinale dhe se nuk për kthehen, mirëpo brengosen për lëndët tjera duke pasur parasysh kualitetin e dobët dhe përkthimin skandaloz që ishte prezent gjate viteve të kaluara.

“Një gajle e hoqëm, përfunduam me shqipen por ­ çka  do të ndodh me  lëndët tjera? Është një periudhë shumë stresuese për neve dhe krah nuk kishin profesorët”, thanë maturantët.

Përderisa nxënësit shqiptarë ankohen dhe kërkojnë ndihmë për të përsëritur mësimet, nxënësve të komunës së Ohrit iu ofrohet kurs falas për ushtrime dhe përgatitjen e tyre për maturën shtetërore, gjë që nuk u realizua në komunat tjera.

Ndërkaq kohë më parë Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), Nuhi Dardhishta për Portalb theksoi se provimi i maturës si dhe testimi ekstern duhet të jenë adekuat dhe të nxjerrin në pah nxënësit që janë për shkollim të mëtutjeshëm.

Exit mobile version