Call of Duty: Warzone vjen në Android dhe iOS
Call of Duty: Warzone Mobile do të ketë ndeshje me 120 lojtarë me operatorë, armë, vendndodhje, dyluftime të ngjashme për adhuruesit e lojës në desktop, shkruan PC World.
Call of Duty do të investojë në platformat mobile me Warzone Mobile, një lojë battle royale e cila po vjen në Android dhe iOS në 2023.
Call of Duty: Warzone Mobile do të ketë ndeshje me 120 lojtarë me operatorë, armë, vendndodhje, dyluftime të ngjashme për adhuruesit e lojës në desktop.
Loja gjithashtu do të ofrojë mbështetje për Battle Pass. Activision nuk ka ndarë informacione lidhur me mikrotransaksionet potenciale në Warzone Mobile, por blerjet brenda aplikacioneve kanë qenë pjesë e Call of Duty: Mobile që prej debutimit në 2019-ën.
Studioja ka bërë mëse 1.5 miliardë dollarë nga lojtarët Android dhe iOS në tre vite sipas Sensor Tower. Call of Duty: Mobile është shkarkuar më shumë se 650 milionë herë.