Site icon PORTALB

Financimet ruse tronditën Italinë para zgjedhjeve

Raporti i inteligjencës amerikane mbi financimet ruse në vlerën e 300 milionë Dollarëve në 20 shtete fut në debate të ashpra Italinë 10 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare, raporton Klan. Shkak është bërë reagimi i ish-ambasadorit amerikan në NATO, Kurt Volker, i cili ka deklaruar se sa i përket Italisë përfitues janë partitë e së djathtës si Lega e Mateo Salvinit, Forza Italia e Silvio Berluskonit apo Frateli D’italia e Xhiorxhia Melonit.

“Ne e dimë prej vitesh që rusët shpenzojnë për të ndikuar në zgjedhjet në të gjithë Perëndimin. Ata kërkojnë të nxisin ndarjen në shoqëritë tona dhe midis vendeve tona. Këto 300 milionë nuk kanë dhënë rezultate, por kanë përmirësuar perspektivat e disa partive, si ajo e Le Pen në Francë dhe Frateli D’Italia”.

Ai ka përmendur gjithashtu dhe marrëdhëniet tejet të mira mes Silvio Berslukonit dhe Vladimir Putinit. Por liderja e Fratelli D’Italia, kandidatja potenciale për t’u bërë Kryeministre, në një reagim për mediat italiane e mohoi në mënyrë kategorike që partia e saj të ketë marrë financime nga jashtë.

Ndërsa Salvini i Lega-s i cilëson këto si lajme të rreme në 10 ditë përpara zgjedhjeve, duke mohuar se ka është financuar nga Moska.

Ndërsa Mateo Salvini u shpreh se ka paralajmëruar prej kohësh rrezikun e financimeve ruse në zgjedhje në Itali.

Exit mobile version