Më 29 shtator Fondacioni Metamorfozis do të organizojë uebinar “Siguria kibernetike – Si të mbroheni në botën digjitale”

Fondacioni Metamorfozis organizon uebinarin “Siguria kibernetike – Si të mbroheni në botën digjitale” më 29.09.2022 (e enjte) prej orës 10:00-13:30. Uebinari organizohet në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, transmeton Portalb.mk.

Uebinari synon t’i njoftojë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset me llojet e ndryshme të kërcënimeve kibernetike dhe të ofrojë këshilla se si t’i njohin kërcënimet kibernetike dhe si të mbrohen prej tyre. Ndër të tjera, në uebinar do të trajtohen bazat e sigurisë kibernetike, burimet më të zakonshme të kërcënimeve kibernetike dhe mënyrat për t’u përballur me to, siguria e komunikimit online, mbrojtja e të dhënave personale në internet, rrjetet sociale dhe shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut, si dhe institucionet kompetente për t’u marrë me sigurinë kibernetike.

Uebinari do të mbahet në gjuhën shqipe dhe do të zhvillohet përmes platformës ZOOM. Të gjithë përdoruesit e regjistruar do të marrin një link për të hyrë në ZOOM. Pjesëmarrësit e regjistruar që do ta ndjekin uebinarin do të marrin certifikata për pjesëmarrjen në adresat e e-mailit që i kanë lënë gjatë regjistrimit.

“Të gjithë të interesuarit për ta ndjekur uebinarin janë të ftuar ta plotësojnë formularin e regjistrimit jo më vonë se 26.09.2022″, thuhet në njoftimin e Metamorfozisit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button