Koreja e Jugut gjobiti kompanitë Google dhe Meta për shkelje të privatësisë
Koreja e Jugut ka gjobitur me miliona dollarë platformën Alphabet të Google dhe ato të kompanisë Meta, pas akuzave se kompanitë kanë shkelur ligjet për privatësinë, thanë autoritetet më 14 shtator, transmeton REL.
Përmes një deklarate, Komisioni për Mbrojtjen e Informacioneve Personale tha se Google është gjobitur me 50 milionë dollarë, ndërkaq Meta me 30.8 milionë dollarë.
As Google dhe as Meta ende nuk kanë komentuar për këtë vendim të Seulit.
Paneli për privatësi tha se këto kompani nuk i kanë informuar qartë përdoruesit e shërbimeve të tyre dhe nuk kanë marrë pëlqim paraprak për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave që nxjerrin në pah interesat e përdoruesve.
Koreja e Jugut tha se këto firma po ashtu nuk i kanë informuar përdoruesit se informacionet e nxjerra do t’i përdornin për reklama të personalizuara.