Në Maqedoninë e Veriut vazhdoi rritja e numrit të turistëve në krahasim me vitin e kaluar

Në korrik të këtij viti në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 169 449 turistë, ndërsa në korrikun e vitit të kaluar kishte 136 291 turistë, duke shënuar rritje më të theksuar në numrin e turistëve të huaj, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve në korrik të vitit 2022 është 169 449, nga të cilët 54.0 % janë turistë vendor dhe 46.0 % turistë të huaj”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në shtatë muajt e këtij viti ka pasur për 53.3 përqind më shumë turistë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa vetëm turistët e huaj kanë shënuar rritje për 109.9 %.

Nga gjithsej 77 884 turistë të huaj, më së shumti kanë ardhur nga Turqia (12 841), Serbia (9 939), Polonia (5 412), Rumania (4 723), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button