Site icon PORTALB

U arrestua 27 vjeçari nga Vizbegu pasi tentoi të përdorë armën gjatë një përleshjeje në komunikacion

Rruga e Plastikave

Rruga e Plastikave

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar qytetari nga Shkupi pasi ka tentuar të përdorë armën gjatë një debati që kishte pasur në bulevardin “Nikolla Karev”, ndryshe e njohur si “rruga e plastikave”, transmeton Portalb.mk.

Qyteari nga Vizbegu me iniciale E.I. akuzohet për kryerjen e veprës penale “kërcënim me armë të rrezikshme gjatë një përleshjeje”. Policia ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj 27 vjeçarit.

Problemi kishte filluar kur paraprakisht në rrugën “Brigada maqedonase – kosovare” kishte pasur një mosmarrëveshje me 38 vjeçarin A.H. nga Shkupi, ku i arrestuari ishte me motor, ndërsa 38 vjeçari me veturë.

Exit mobile version