Site icon PORTALB

Spanja dhe Uruguai gjysmëfinalist

Ka vazhduar seria e fitoreve për spanjolët

Ka vazhduar seria e fitoreve për spanjolët

Spanja dhe Uruguai janë dy gjysmëfinalistët e tjerë që iu bashkuan Italisë dhe Brazilit. 
Kampioni aktual i Evropës dhe Botës, edhe në ndeshjen e tretë ka shënuar fitore për të përfunduar e para në Grupin B, me pikët maksimale. 

“Furia e Kuqe”, ka mposhtur Nigerinë me rezultat të pastër 3:0, falë golave të mbrojtësit Jordi Alba që shënoi në minutën e tretë dhe 88 ndërsa sulmuesi Fernando Torres që hyri në pjesën e dytë shënoi në minutën e 62’.  Goli ndaj Nigerisë ishte i pesti në këtë garë për sulmuesin e Chelseas, i cili katër gola i shënoi Tahitit. 

Në ndeshjen tjetër ashtu siç është pritur Uruguai ka shënuar fitore të thellë prej 8:0, përballë Tahitit. Abel Hernandes shënoi katër gola, Luis Suarez dy, ndërsa Lodeiro dhe Perez nga një për t’i shkaktuar një debakël tjetër Tahitit. Në gjysmëfinalen e parë do të takohen Spanja dhe Italia, ndërsa nikoqiri Brazili do t’i bëjë ‘konak’ Uruguait.

Exit mobile version