Studentët e Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë për bursën “Boris Trajkovski”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur Konkursin për ndarjen e 20 bursave “Boris Trajkovski” për studime të ciklit të dytë për programin MBA në Universitetin e Jorkut për këtë vit akademik. Konkursi do të zgjasë deri më 23 shtator, transmeton Portalb.mk.

Studimet e Universitetit Jork të Strasburgut realizohen në Selanik të Greqisë në gjashtë drejtime: menaxhimi i përgjithshëm, marketingu, financat, menaxhimi në logjistikë, menaxhimi në shëndetësi dhe menaxhimi i burimeve njerëzore. Ligjëratat do të mbahen në gjuhën angleze.

“Shfrytëzuesit   e bursave duhet të udhëtojnë në Selanik një fundjavë në muaj në periudhën prej dy viteve dhe të marrin pjesë në vizita e studimit  që zgjasin tre javë: a) një javë në Universitetin e Jork-ut, Mbretëria e Bashkuar, b) në Universitetin në Strasburg,  Francë një javë dhe c) një javë të studimit në  Selanik, Greqi”, raportoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Gjysma e shpenzimeve do të mbulohen nga Universitetit, ndërsa gjysma në Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ashtu që komplet shpenzimet për shkollimin MBA për një studentë arrijnë deri 14 890 euro.

Pas përfundimit me sukses të programit të dual MNA, studentët do të marrin 2 (dy) diploma  për  studime Master  në Administrim Biznesi edhe atë  nga Universiteti i Jork-ut dhe nga Universiteti  në Strasburg”, sqarojnë nga Ministria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button