Site icon PORTALB

Në disa iPhone, nuk do mund të përdorni më WhatsApp

WhatsApp

WhatsApp së shpejti do të ndalojë  së funksionuari në modele të caktuar iPhone.  Nga 24 Tetori, platforma e kompanisë Meta nuk do të suportojë më pajisjet që përdorin sistemin operativ iOS 10 dhe iOS 11, raporton Klan.

Përdoruesit e iPhone 5 dhe 5c, të cilët nuk përdorin sistemin iOS 12 duhet të marrin një celular të ri ose të kërkojnë aplikacione alternative. Modelet e iPhone 5s dhe 6 mund të vazhdojnë të përdoren nëse kryhet përditësimi i sistemit operativ.

Në celularët iPhone 6s si dhe modelet më të reja  funksionon iOS 15. Ndërkohë, përditësimi i ri iOS 16 do të jetë i disponueshëm për iPhone 8 e më tej.

Exit mobile version