Site icon PORTALB

Ukraina pretendon se janë vrarë mbi 49 mijë ushtarë rusë në luftë

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se numri i ushtarëve rusë që kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë ka shkuar mbi 49 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës thuhet se ushtria ruse në 24 orët e fundit ka humbur 350 ushtarë të saj kryesisht në rajonet Donetsk dhe Krivorizkiy.

Gjatë periudhës 24 shkurt – 3 shtator në Ukrainë janë neutralizuar 49.050 ushtarë rusë, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se krahas kësaj janë rrëzuar 235 avionë dhe 205 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 2.034 tanke, 4.403 mjete të blinduara, 1.134 topa, 293 sisteme raketahedhëse dhe 153 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve.

Po ashtu forcat ruse kanë humbur 3.268 automjete, 15 anije dhe skafe të lehta shpejtësie, 864 mjete ajrore pa pilot (dronë) si dhe 203 raketa lundruese të lëshuara nga rusët të cilët janë goditur dhe shkatërruar nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë, por më pas të dhënat lidhur me humbjet nuk u përditësuan.

– Avionët ukrainas kryen më shumë se 40 fluturime

Në një deklaratë tjetër të Shtabit të Përgjithshëm theksohet se avionët e Forcave Ajrore të Ukrainës në 24 orët e fundit kanë kryer më shumë se 40 fluturime.

Avionët shkatërruan disa depo municionesh dhe disa qendra komanduese të ushtrisë ruse.

Më tej thuhet se 2 mjete të blinduara të ushtrisë ruse u shkatërruan nga dronët e armatosur Bayraktar TB2 që i përkasin Ukrainës.

Exit mobile version