Site icon PORTALB

RMV, është arrestuar një hajdut në Bit Pazar, e vjedhura i është kthyer pronarit

Arrestim, MPB, Policia

Foto ilustrim

Nëpunës policor nga SP Bit Pazar sot në bulevardin “Kërste Misirkov” në Shkup kanë privuar nga liria I.B. (55) nga Shkupi për vepër penale vjedhje e rëndë sipas nenit 236 të Kodit Penal të RMV-së, e kryer më 15.07.2022, informoi Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.

Është zhvilluar bisedë zyrtare dhe i arrestuari në tërësi e ka shpjeguar mënyrën e kryerjes së veprës penale. Gjësendet e marra i janë kthyer të dëmtuarit, ndërsa kundër I.B. do të ngritet kallëzim penal adekuat deri te prokuroria kompetente, informojnë nga MPB.

Exit mobile version