Site icon PORTALB

RMV, nga mesnata dizeli me çmim të ri

Ilustrim: Fisnik Xhelili.Portalb.mk

Ilustrim: Fisnik Xhelili.Portalb.mk

Nga mesnata do të ulet çmimi i dizelit, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i dizelit ulet për 2 denarë, dhe do të kushtojë 99,5 denarë për litër.

Çmimet e benzinës nuk ndryshojnë, gjegjësisht mbeten 87,5 denarë për litër BS-95 dhe 90 denarë për litër BS-98.

Exit mobile version