Një deklaratë e sajuar e Lavrovit po qarkullon në Facebook

Ndryshe nga pretendimi në postim, nuk gjendet askund deklarata e pretenduar e Lavrov, në të cilën ai i mbajti Greqisë leksion demokracie: “Ju që me vite po terrorizoni Maqedoninë dhe maqedonasit, gjetët të flisni për demokracinë”. Po ashtu, pikëpamjet e deritanishme të Rusisë zyrtare të shprehura në lidhje me Marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë nuk korrespondojnë aspak me kritikat e ashpra të pretenduara të Lavrov për Greqinë të plasuara në postim, shkruan Vërtetëmatësi.

Recensojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin raportohet se ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, gjoja “i shkeli grekët” dhe u tha atyre se “ata kanë vite që po terrorizojnë Maqedoninë dhe maqedonasit dhe kanë nuk kanë të drejtë të flasin për demokraci”.

Ky është kuptimi i titullit të tekstit që transmetohet në postim dhe në të cilin nuk tregohet asnjë burim, as vendi dhe koha kur Lavrov e ka bërë këtë deklaratë.

Në postim thuhet se Lavrov sulmoi Athinën për hipokrizi dhe i dha asaj leksion demokracie, duke treguar shembullin e Maqedonisë dhe popullit maqedonas.

I godet në fytyrë se Athina nuk është një vend që mund t’i referohet të drejtave të njeriut, sepse nuk i respekton ato, veçanërisht në marrëdhëniet me maqedonasit që janë të pafavorizuar dhe të diskriminuar në pjesën e pushtuar të Athinës, ku ata janë endop, dmth. populli autokton dhe përveç kësaj, Athina e terrorizon Republikën e Maqedonisë dhe popullsinë e saj, aq sa e detyroi të ndryshojë emrin me një marrëveshje poshtëruese që i shtyp maqedonasit në vendin e tyre deri në shtypje dhe pezullim të të drejtave themelore të njeriut. ! Pra, le të përsërisim, “greku” nuk është komb, “greku” është një profesion! p.s Gëzuar Shën Gjergji Fitimtar i së nesërmes dhe ne dhe ata që morën besimin nga maqedonasit dhe e vendosën në stemën e tyre shtetërore, shkruhet në tekstin që shpërndahet në postimin që po e recensojmë.

Megjithatë, një deklaratë e tillë e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë nuk gjendet askund në internet. Nuk mund të gjendet nga asnjë burim në motorin e kërkimit Google, teksti, nga ana tjetër, nuk tregon se ku gjoja është dhënë dhe nuk shfaqet asnjë video material i deklaratës së pretenduar.

Referuar këtij portali, deklarata e supozuar është raportuar edhe nga media të tjera të cilat megjithatë kanë thënë se:

Nuk ka konfirmim zyrtar nëse deklarata e cituar nga portali “MKD Press.eu” është autentike dhe e vërtetë.

Por, pavarësisht kësaj, ata janë përgjegjës për raportim në kundërshtim me nenin 1 të Kodit të Gazetarëve, sipas të cilit gazetari duhet të transmetojë vetëm informacione të sakta dhe të verifikuara.

Ndryshe, në vitin 2018, Lavrov deklaroi se “Federata Ruse me siguri do të njohë çdo emër të Maqedonisë, për të cilën do të bien dakord Shkupi dhe Athina”.

Në konferencën vjetore për gazetarë, ministri rus i Punëve të Jashtme theksoi se kontesti për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë është në “situatë gjysmë të fjetur” për një kohë të gjatë dhe se ajo u ringjall vetëm pasi Shtetet e Bashkuara vendosën që Maqedonia të anëtarësohen në NATO. Lavrov përkujtoi se Greqia tashmë është anëtare e NATO-s dhe se nuk është e nevojshme që ajo të bëjë lëshime, por duhet ta bëjë Maqedonia, e cila shpreson të anëtarësohet në Aleancë, transmetuan agjencitë ruse të lajmeve RIA Novosti dhe TASS, raportoi ”Deutsche Welle” në janar 2018.
Më 13 qershor 2018, pas publikimit të marrëveshjes, shefi i diplomacisë ruse Lavrov shprehu shpresën se marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë do të jetë në interes të Athinës dhe Shkupit dhe se qytetarët e të dyja vendeve do ta mbështesin.
Ne gjithmonë theksuam se jemi të përkushtuar që të gjejmë marrëveshje për atë problem, pa ndërhyrje nga jashtë, pa vendosur kushte artificiale. Ne thamë se do të mbështesim zgjidhjen që do të jetë në interes të Greqisë dhe Maqedonisë dhe që do të ketë mbështetje të gjerë popullore. Shpresoj se marrëveshja që u shpall dje është pikërisht ajotha Sergej Lavrov, ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë, në konferencën për shtyp në Moskë me ministrin e atëhershëm të Punëve të Jashtme të GreqisëNikos Kozias.

Më pas, më 16 janar 2019, Lavrov deklaroi se Rusia “nuk është kundër marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, por legjitimiteti ligjor i procesit është i diskutueshëm”.

Një muaj më vonë, më 16 shkurt 2019, Lavrov, sipas një postimi në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës ruse në vend, komentoi akuzat për ndërhyrje ruse në punët e brendshme të Maqedonisë dhe Greqisë dhe tha se nuk ka prova bindëse për këtë.

Pra, duke pasur parasysh se gjoja deklarata e Lavrovit nuk mund të gjendet askund: “Ju që me vite e keni terrorizuar Maqedoninë dhe maqedonasit, keni gjetur të flisni për demokracinë”, si dhe faktin se qëndrimet e deritanishme të Rusisë zyrtare në lidhje me Marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë nuk korrespondojnë me gjoja kritikat e ashpra të Lavrovit ndaj Greqisë të postuara në postim, ky postim në Facebook është i sajuar, gjegjësisht i pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button