Site icon PORTALB

Si të njihni dhe mbroni veten nga kërcënimet në botën digjitale (Video)

Foto: Thought Catalog/Unsplash

Foto: Thought Catalog/Unsplash

Fondacioni Metamorfosis, në kuadër të projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Dixhitale – ICEDA” të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, organizoi sot një webinar me titull “Siguria kibernetike – Si të mbrohemi në botën dighitale”, ku Profesori i shkencave kompjuterike Adrian Besimi prezantoi këshilla të dobishme për çdo përdorues të internetit, transmeton Portalb.mk.

Besimi shpjegoi në mënyrë të thjeshtë, përmes shembujve praktikë, se si qytetarët, organizatat qytetare dhe bizneset mund të njohin dhe mbrojnë veten nga lloje të ndryshme të kërcënimeve kibernetike.

Gjithashtu, përveç trajtimit të bazave të sigurisë kibernetike, burimeve më të zakonshme të kërcënimeve kibernetike, profesori shpjegoi se si të merreni me to duke përdorur komunikime të sigurta përmes internetit.

Gjatë webinarit, Besimi foli edhe për mbrojtjen e të dhënave personale përmes internetit, rrjeteve sociale dhe shkeljeve të mundshme të të drejtave të njeriut, si dhe për institucionet kompetente për t’u marrë me sigurinë kibernetike.

Exit mobile version