Site icon PORTALB

Qytetet e Maqedonisë së Veriut me numrin më të madh të lindjeve dhe vdekjeve

Tetovë, foto: Portalb.mk

Tetovë, foto: Portalb.mk

Në muajin prill, maj dhe qershor janë regjistruar gjithsej 4 379 lindje në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë janë regjistruar edhe 4 760 vdekje, transmeton Portalb.mk.

Më së shumti lindje janë regjistruar në Tetovë (269),  Kumanovë (234), Çair (218), Manastir (188), etj.

Në këtë tremujor më së shumti vdekje janë regjistruar në Manastir (264), Kumanovë (227), Prilep (202), Gazi Babë (198), Karposh (191), etj.

Varësisht nga numri i lindjeve dhe vdekjeve, në këtë tremujor shtimi më i madh natyrore është në Tetovë (99), Studeniçan (94), Saraj (95), Çair (87), ndërsa rezultat negativ kemi në Manastir (-76), Prilep )-76), Veles (-63), Gazi Babë (-56), etj.

Exit mobile version