Sot në moshën 80 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë e të rëndë, ndërroi jetë veterania e arsimit në këto treva Syejla Skenderi.
E lindur në vitin 1934 Syejla Skenderik ka qenë një ndër mësueset e para të arsimit shqip në këtë nënqiell.
Që nga vitet e 50-ta të shekullit të kaluar,me një përkushtim të madh ka punuar në arsim duke qenë pishtare e arsimit dhe duke dhënë kontribut në afirmimin e shkollës shqipe në Tetovë e rrethinë.
Syejla Skenderi i takon plejadës së krenarisë të arsimit shqip në Tetovë dhe rrethinë,për punën e saj shumëvjeçare dhe të pakursyer,për arsimimin e gjeneratave të tëra,që bartën misionin e shenjtë të mësuesisë.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër më 2 Qershor (E Hënë) pas Namazit të Drekës.
Kortezhi do të niset nga shtëpia e saj,në Rrugën e Ohrit nr.18.