Site icon PORTALB

Ndryshime ligjore për pikat e basteve dhe kazinot në Maqedoninë e Veriut

Kazino

Kazino

Ligji për rregullimin e lojërave nëpër kazino dhe bastet sportive në Maqedoninë e Veriut po shkakton debat të vazhdueshëm pro dhe kundër, raporton EN. Sektori civil por edhe parti politike propozojnë ndryshime në Ligjin për lojëra të fatit që është bllokuar në Parlament.

Ky projektligj parashikon që biznese të tilla duhet të jenë të paktën 500 metra nga shkollat.

Një propozim tjetër i partisë politike shqiptare Aleanca për Shqiptarët është që pikat e basteve dhe kazino të ketë vetëm nëpër hotele me 5 yje.

Exit mobile version