Site icon PORTALB

RMV, në mesnatë do të shtrenjtohet çmimi i dizelit

Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga mesnata çmimi i dizelit do të rritet për tre denarë, me çka çmimi përsëri kthehet mbi 100 denarë dhe do të jetë 101,5 denarë për litër, me vendimin e sotëm të Komisionit Rregullator për Energjetikë, transmeton Portalb.mk.

Herën e fundit dizeli ishte 100 denarë më 22 korrik, ndërsa më shtrenjt ishte më 24 qershor, kur arriti 110 denarë.

Benzinat rriten për gjysmë denari, kështu që Eurosuper 95 do të jetë 89,50 denarë për litër, ndërsa Eurosuper 98 do të jetë 92 denarë.

Exit mobile version