Zyrtarët premtojnë se shkolla e re në Reçicë të Vogël do të lëshohet në përdorim javën e ardhshme
Komuna e Tetovës është në pritje të marrjes së pëlqimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për lëshimin në përdorim të shkollës fillore të re “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël”, ndërsa kjo e fundit thotë se është nën kompetencë të Komunës si pronare e objektit për funksionimin e të njëjtit, shkruan Portalb.mk.
Javën e ardhshme fillon mësimi në shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë vendin. Për atë se a to të fillojnë nxënësit e Reçicës së Vogël në shkollën e re fillore “Naim Frashëri”, pyetëm kreun e Komunës së Tetovës i cili tha se nuk ka pengesë që e njëjta mos të bëhet.
“Jemi në komunikim me Ministrinë e Arsimit, besoj që do na japin mundësi që procesi arsimor të vazhdojë në atë objekt që nga 1 shtatori. Sektori i arsimit është në komunikim me ministrinë, ashtu siç e kam informatën e fundit nuk ka ndonjë pengesë administrative që nga 1 shtatori aty të vazhdojnë nxënësit”, tha Kasami.
Edhe nga Sektori i Arsimit në Komunën e Tetovës për Portalb.mk thanë se janë në pritje që MASH të jep pëlqim për të hapur shkollën, theksuan se kanë mbaruar procedurat e nevojshme.
Ndërsa, MASH thotë se ka zbatuar një proces për pajisjen e objektit me inventar dhe nuk ka asnjë pengesë për fillimin e mësimit.
“Njëkohësisht ju njoftojmë se Komuna e Tetovës është pronar dhe shfrytëzues i objektit sipas tapisë për shkollën me të njëjtin emër, e me këtë edhe obligimeve për funksionimin e objektit”, thanë nga MASH.
Ndonëse periudhën e fundit kishte moskoordinim dhe mospërputhje në deklaratat nga MASH dhe Komuna e Tetovës për sa i përket pranim-dorëzimin teknik të shkollës, siç duket institucionet janë marrë vesh me njëra tjetrën dhe ja kanë filluar punës që procedurat të përfundojnë dhe shkolla të lëshohet në përdorim në shtator.
Shkolla shumë e pritur, premtuar dhe e stërdiskutuar në Reçicë të Vogël u përfundua fiks një vit më parë, dhe u hap në mënyrë simbolike vetëm për klasën e parë që filloi me 1 shtator të vitit që e lamë pas.
Kjo shkollë u ndërtua pas 9 viteve premtime parazgjedhore. Portalb.mk ka ndjekur dhe do të vazhdoje të ndjekë dinamikën e punimeve për ndërtimin e kësaj shkolle, për shkak se njëjta është një nevojë e madhe për të rinjtë e këtij vendi, në këtë vendbanim rreth 1000 nxënës i ndjekin mësimet disa kilometra larg shtëpive të tyre, një pjesë në Reçicën e Madhe dhe pjesa tjetër në shkollën “Naim Frashëri” në Tetovë.
- LEXO: Komuna e Tetovës dhe MASH riaktivizuan aktivitetet që shkolla në Reçicë të Vogël të hapet në shtator
- LEXO: Shkolla e re në Reçicë të Vogël, Kasami premtoi se në shtator nxënësit do fillojnë mësimin në objektin e ri (VIDEO)
- LEXO: Edhe përkundër premtimit publik të ministrit, MASH hesht përsëri për shkollën në Reçicë të Vogël
- LEXO: MASH hesht, shkolla e re në Reçicë të Vogël rrezikon të mos fillojë me punë as vitin e ardhshëm shkollor
- LEXO: Shkolla në Reçicë të Vogël nuk u hap as edhe këtë gjysmëvjetor, komuna premton hapjen në gjysmëvjetorin tjetër
- LEXO: Ende nuk është bërë bartja e nxënësve në shkollën fillore të Reçicës së Vogël
- LEXO: Pas 9 viteve pritje, shkolla në Reçicë të Vogël u lëshua në përdorim vetëm për klasën e parë (VIDEO)
- LEXO: 9 vite premtime për shkollën në Reçicë të Vogël, autoritetet presin që të jetë gati për vitin e ri shkollor (FOTO)
- LEXO: Pasi nuk e pranuan në takim, aktivisti Murtezani i dhuroi MASh-it maketë: Të ju rikujtohet premtimi i dhënë!
- LEXO: RMV, shkolla në Reçicë, pritet të përfundoje para zgjedhjeve lokale 2021
- LEXO: Po punohet për shkollën në Reçicë të Vogël, objekti duhet të jetë gati në maj 2021
- LEXO: U premtua 8 vite, ndërkaq 13 ditë para zgjedhjeve filluan punimet për shkollën në Reçicë të Vogël