Site icon PORTALB

Paraburgim 8 ditë për 63 vjeçarin që sulmoi dy policë

Policët e Maqedonisë, foto nga MPB

Gjykata ka vendosur tetë ditë paraburgim për të dyshuarin 63 vjeçar në lidhje me sulmin fizik ndaj dy punonjësve të policisë në Veles, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria Themelore Publike në Veles njoftoi që 63 vjeçari ishte me traktor në momentin kur punonjësit e policisë tentuan ta ndalin, të cilët pastaj i sulmoi.

“Me traktor fillimisht goditi të parin, pastaj edhe policin tjetër. Policët tentuan ta ndalin, por ai vazhdoi të godet me boksa”, njoftojnë nga Prokuroria.

Në momentin kur është kapur, ai ka kërcënuar policët dhe familjarët e tyre.

Exit mobile version