Ahmeti tregoi sa vota ka marrë BDI në zgjedhjet për këshill në Tetovë (VIDEO)
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një konferencë për mediat tha se nga 76% të votave të numëruara në zgjedhjet për përbërjen e re të Këshillit Komunal të Tetovës, prin Lëvizja Besa, dhe pas saj BDI-ja, shkruan Portalb.mk.
Nga 76% të votave të numëruara rezultatet janë si vijojnë, tregoi Ahmeti:
- BESA – 8341
- BDI – 7706
- VMRO – 2169
- LSDM – 1316
- PDSH – 788
- ALTERNATIVA – 699
- ALEANCA – 614
- MË MIRË PËR TETOVËN – 414
- LEVICA – 347
- PARTIA TURKE – 164
- PARTIA ROME – 104
- INTEGRA – 94
“Mospjesëmarrja është shumë e lartë dhe në kohë jo të duhur, por kjo është demokracia dhe ne e kemi respektuar. Pavarësisht se këto zgjedhje kanë qenë të pavullnetshme, megjithatë duhej ligji të respektohet, për mungesë të eksperiencës së udhëheqësve aktual të komunës, duhej të organizoheshin zgjedhjet për këshillin” u shpreh Ahmeti duke shtuar se uron që këshilli i ardhshëm të jetë funksional dhe të mos bëjë gabimet e mëparshme që të organizohen sërish zgjedhje.