Site icon PORTALB

Mjekët këshillojnë: Si ta dallojmë kollën normale nga ajo vdekjeprurëse?

Nëse kollitemi për një kohë, shumë prej nesh do të dyshojnë për koronavirusin dhe mund të mos shkojnë për analiza të mëtejshme, të cilat mund të jenë vendimtare në zbulimin e hershëm të kancerit të mushkërive. Domethënë, gjatë pandemisë me COVID-19, fokusi është te simptomat e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe për shumë është bërë e vështirë të dallojnë një kollë “normale” nga një “vdekjeprurëse” që mund të tregojë kancer në mushkëri. Fatkeqësisht, kanceri i mushkërive ka një shkallë të lartë vdekshmërie, shkruan Panacea.mk.

Nëse keni këto simptoma, kontaktoni mjekun tuaj amë:

Simptoma të tjera të zakonshme të kancerit të mushkërive përfshijnë:

Mos supozoni se është diçka tjetër, megjithëse mund të mos jetë kanceri i mushkërive, është e rëndësishme të kontrolloni për shkaqet. Nëse është kancer dhe kapet herët, keni shans të madh për të zgjatur jetën tuaj, paralajmërojnë mjekët.

“Identifikimi dhe diagnostikimi i kancerit në fazat më të hershme është mënyra më efektive për të kufizuar përhapjen e tij, për ta vënë atë në remision dhe për të rritur shanset për mbijetesë”, theksojnë mjekët britanikë. Pandemia e COVID-19 ka reduktuar vizitat te mjeku dhe zbulimin e hershëm të kancerit pothuajse kudo në botë.

Exit mobile version