Site icon PORTALB

Serbi: Janë regjistruar 31 raste e të infektuarve nga lija e majmunëve

Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në Serbi, gjithsej 31 raste të personave të prekur nga lija e majmunëve janë regjistruar në periudhën nga 17 qershori, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më 17 gusht 2022, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik i Serbisë “Dr. Milan Jovanovic Batut”, shkruajnë mediat serbe, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë pacientët janë meshkuj, nga mosha 21 deri në 44 vjeç.

Rastet e regjistruara janë nga rrethet e Beogradit (27), Juznobacki (1), Juznobanatski (1), Sremski (1) dhe Nishavski (1). Tre prej tyre janë të shtruar në spital, ndërsa pjesa tjetër po marrin mjekim në shtëpi.

Exit mobile version