Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut janë dhënë 277 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë prej 60 milionë euro

Punëtorë, ndërtimtari

Komunat në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë 277 leje ndërtimi gjatë muajit qershor, duke regjistruar rënie të numrit dhe vlerës së objekteve në krahasim me qershorin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në qershor të vitit 2022 janë dhënë 277 leje të ndërtimit, që është për 13.4% më pak se muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna të ndërtimit, vlera e paraparë e objekteve është 3 691 127 mijë denarë, që është për 19.2% më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Leje janë dhënë për 132 ndërtime të larta, ndërsa 88 për rekonstruktim; ndërkohë në 147 objekte investitorët janë persona fizik.

“Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 550 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 40 493 metra katror”, raportoi Enti.

Më shumë leje janë dhënë në Strugë (24), Ilinden (24), Sveti Nikollë (23), Radovish (20), ndërsa banesa më së shumti në Aerodrom (215), Kisella Vode (94), Manastir (78), Strugë (26), etj.

Exit mobile version