Site icon PORTALB

Guri e mbylli me Shkëndijën, klubi i Superligës turke e tenton

KF Shkendija 2022-2023 (facebook)

Sindrit Guri është larguar nga Shkëndija e Tetovës zyrtarisht dhe është lojtar i lirë, pasi kuqezinjtë nuk e aktivizuan klauzolën për të rinovuar, raporton ABC.

Shkodrani ka disa oferta, nga Rumania dhe Turqia. Istanbulspor në Superligë është një prej klubeve të interesuara dhe prioriteti i sulmuesit.

Nëse nuk ndodh transferimi në Turqi, atëherë ai mund të mendojë edhe rikthimin në Superiore, ku interesohen Partizani e Tirana.

Exit mobile version