Princi i Monakos, shumë shpejt me një trashëgimtar

Princi i Monakos, Alberto II dhe bashkëshortja e tij, Charlène janë në pritje të një fëmije. Lajmi u bë i ditur nga vetë çifti, nëpërmjet një komunikate të shkurtër. Lindja e fëmijës parashikohet të jetë në fund të vitit.

 Të dy janë shprehur në shtyp se janë tejet të lumtur për këtë pritje të re, e cila do të mbushë me gëzim jetët e tyre.

Çifti ka lidhur kurorë në muajin prill të vitit 2011, në një ceremoni madhështore me 800 të ftuar. Që prej ditës së dasmës çifti ka qenë në pritje të trashëgimtarit të ri të familjes së vjetër 700 vjeçare, i cili erdhi disi me vonesë.

36 vjeçarja Charlène do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë duke i dhënë Principatës, trashëgimtarin e munguar. Edhe në daljen e fundit të Charlène, para disa ditësh në Grand Prix të Monte Carlo nuk janë vënë re forma të ekzagjeruara apo të rrumbullakosura së tepërmi.

E veshur në mënyrë elegante, me një kostum të bardhë, në trupin e bukuroshes, nënë së shpejti, nuk vihej re asnjë shenjë e shtatzënisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button