Site icon PORTALB

Padi për 59 vjeçarin nga Tetova për ndërtim pa leje

Deponi ilegale në Tetovë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk (11/07/2022)

Deponi ilegale në Tetovë, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk (11/07/2022)

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 59 vjeçarit nga Tetova nën dyshimin për ndërtim pa leje, transmeton Portalb.mk.

“SPB Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj 59 vjeçarit S.S. nga Tetova, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndërtim pa leje”, raportoi Policia, duke konstatuar se nuk ka dokumente përkatëse.

Ndërtimet janë realizuar në muajin janar të këtij viti në rrugën rajonale Tetovë – Bërvenicë. Aty është vendosur një themel betoni së bashku me shtylla betoni, pavarësisht se toka është pjesë e Sh.A. ELEM.

Exit mobile version