Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) sot publikoi shpalljen për punësimin e 226 bashkëpunëtorëve profesional – praktikantëve – asistentëve arsimor me kohë të caktuar pune në vitin shkollor 2022/2023, për punë me nxënës me nevoja të veçanta në shkollat fillore, transmeton Portalb.mk.
Konkursi vlen për në komuna: Kratovë, Kriva Pallankë, Rankovce, Staro Nagoriçane, Kumanovë, Likovë, Qendër, Gazi Babë, Butel, Çair, Shuto Orizare, Zelenikovë, Petrovec, Ilinden, Haraçinë, Çuçer Sandevë.
Konkursi parasheh të punësojë:
- 95 asistent arsimor në mësimin klasor, ushtrues në gjuhën mësimore maqedonase.
- 16 asistent arsimor në mësimin lëndor, ushtrues në gjuhën mësimore maqedonase.
- 5 asistent arsimor në paralele të kombinuar, ushtrues në gjuhën mësimore maqedonase.
- 85 asistent arsimor në mësimin klasor, ushtrues në gjuhën mësimore shqipe.
- 20 asistent arsimor në mësimin lëndor, ushtrues në gjuhën mësimore shqipe.
- 5 asistent arsimor në klasë të kombinuar, ushtrues në gjuhën mësimore shqipe.
Dokumentet dorëzohen brenda 3 (tre) ditë pune nga dita e publikimit të shpalljes në shtypin ditor në një zarf të mbyllur, personalisht, në arkivin e shkollës fillore me qendër resurse “Idnina” Shkup deri në ora 15:30 ose me postë me rekomandim, postë të shpejtë në adresën: Vtora Makedonska brigada nr: 3 Shkup, me shënim “Shpallje publike për asistent arsimor” Dokumentet dorëzohen në origjinal ose kopje të noterizuara.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një Komision i formuar nga drejtori i shkollës fillore me qendër resurse.
Më tepër informata në lidhje me kushtet dhe mënyrën e aplikimit gjeni duke klikuar KËTU.