Site icon PORTALB

Filmi nga Shqipëria, Italia e Mali i Zi e mori vendin e dytë ne festivalin “Asterfest”

Kinema, foto: Erik Witsoe/Unsplash

Kinema, foto: Erik Witsoe/Unsplash

Në edicionin e 17-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Asterfest” që është mbajtur në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, vendi i dytë i takoi filmit me bashkëpunëorë nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi “Patkoi i argjendtë” e fitoi filmi „Bozhilak” i Aleksandër Vujoviqit (Mali i Zi, Italia, Shqipëria)”, bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës për çmimin e dytë të këtij festivali.

Vendi i parë “Patkoi i artë” i takoi filmit “Dëshmitari”, një film nga Irani dhe Franca me autorin Ali Azgari. Ndërkohë, vendi i tretë “Patkoi i bronztë” i takoi filmit “Mendja ime” nga autori Martin Strenxh-Hansen nga Danimarka.

“Çmimin për autor më të mire „Aco Aleksov” juria ia ndau  për filmin „Daja im Tudor” të Olga Lukovnicova (Moldavi, Portugali, Hungari, Belgjikë)”, raportojnë nga Ministria.

Diplomë speciale nga juria mori filmi nga Kosova “Të shpërngulurit” me autor Samir Karahoda.

“Çmimi për skenarin më të mirë „Gjorgji Abaxhiev” shkoi për filmin „Xhelati në shtëpi” të Majkëll dhe Uri Kranot (Francë, Danimarkë, Kanada).

Exit mobile version