Site icon PORTALB

Prej sot fillon aplikimi për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit

KraftART

Qyteti i Shkupit, sot shpalli Thirrje publike për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Me qëllim nxitjen e zhvillimit të zanateve tradicionale nëpërmjet subvencionimit të zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në territorin e qytetit të Shkupit, nëpërmjet Programit për financimin e projekteve për zhvillimin e zejtarisë, hotelerisë dhe tregtisë së Qytetit të Shkupit për vitin 2022 në Buxhetin e Qytetit të Shkupit janë parashikuar mjete me vlerë 500.000,00 denarë. Subvencioni financiar është 10.000 denarë për aplikues”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Të drejtë për pjesëmarrje në Thirrje publike kanë:

Për dokumentet e nevojshme për aplikim, si dhe për subvencionimin e shpenzimeve më shumë detaje janë shpallur në Thirrjen publike si dhe në këtë link, kurse informacione mund të merren në Seksionin për mbështetjen e zejtarisë dhe tregtisë, telefoni kontaktues: (02) 3297-372 dhe 3297-328, adresa e-mail: Biljana.Stojmanovska@skopje.gov.mk.

“Aplikimi për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare  në shuarje në qytetin e Shkupit me dokumentacionin e plotë duhet të depozitohet në zarf të mbyllur në adresën: Qyteti i Shkupit, Sektori për Zhvillim Lokal Ekonomik, bul. “Ilinden“ nr. 82, 1000 Shkup (me shënimin – Aplikim për Thirrjen publike për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare  në shuarje në qytetin e Shkupit), më së voni deri më 10.12.2022”, njoftuan nga Qyteti i Shkupit.

Pagesa e mjeteve të miratuara do të bëhet në mënyrë sukcesive, sipas renditjes së aplikimeve të arritura dhe parimit “I pari i ardhur, i pari shërbehet”.

Nëse mjetet e planifikuara financiare janë shteruar, Qyteti i Shkupit do të shpallë përfundimin e Thirrjes publike nëpërmjet ueb-faqes së tij.

Dokumentacioni i nevojshëm, i plotësuar plotësisht, dorëzohet në origjinal ose kopje të noterizuar.

Dokumentacioni i depozituar me vonesë, i paplotë nuk do të jetë lëndë shqyrtimi nga ana e Komisionit.

Exit mobile version