Site icon PORTALB

RMV, policia ka arrestuar një të arratisur nga burgu i Idrizovës

Ilustrim

Nëpunës policorë nga Njësiti për polici intervenuese pranë SPB Shkup sot ka privuar nga liria A.B. (34) nga fshati Haraçinë i Shkupit, njofton Portalb.

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se ai ka qenë i kërkuar për shkak të arratisjes nga Institucioni ndërshkues-përmirësues Burgu Idrizovë.

“Personi do të dorëzohet në institucion për vuajtje të dënimit”, kumtoi MPB.

Exit mobile version