Site icon PORTALB

RMV-ja është në mesin e artë sipas numrit të të burgosurve në 100.000 banorë, në Evropë udhëheq Bjellorusia

Burgu i Idrizovës

Burgu i Idrizovës

Bllejorusia është vendi në Evropë në të cilin ka më shumë të burgosur në 100.000 banorë (345), ndërsa më pak të burgosur ka San Marino (6). Maqedonia e Veriut është në mesin e artë me 105 të burgosur në 100.000 banorë. Në botë në këtë rang listë udhëheq SHBA-ja (639), shkruan mkd.mk, njofton Portalb.

Ky hulumtim është realizuar nga Instituti për hulumtim të politikave për krimin dhe gjyqësinë në maj të vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkallë më të lartë të të burgosurve, 639 të burgosur në 100.000 banorë. El Salvador, Turkmenistani dhe Tajlanda janë në kreun e kësaj tabele. Në Rusi kjo shifër është 329.

NëSHBA në vitin 2020 kishte 2,12 milionë persona në burg. Në Kinë, përqindja e popullsisë nëpër burgje ishte 1,71 milionë njerëz.

Pjesa më e madhe e të burgosurve amerikanë në institucionet ndëshkuese federale atë vit ishin me prejardhje afro-amerikane.

Exit mobile version