Site icon PORTALB

Subvencione për biçikleta do të ketë së shpejti, sivjet janë vonuar sepse vendimi është ripërpunuar, thonë nga Qyteti i Shkupit

Critical Mass Struga, Foto: Portalb / Shefkije Alasani,

Qyteti i Shkupit sivjet ende nuk ndau subvencione për biçikleta dhe trotinetë. Me vite, shpallja publikohej në prill ose maj, gjegjësisht në pranverë kur më së shpeshti blihen biçikleta. Tashmë është gusht, ndërsa shpallje ende nuk ka, edhe pse në fillim të vitit u paralajmërua se subvencione do të ketë, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

Nga Qyteti i Shkupit shpjegojnë se subvencione për biçikleta dhe trotinetë do të ketë së shpejti, ndërsa pak janë vonuar për shkak s evendimi po ripërpunohet.

“Kanë kaluar në seancë vendimet për ndarje të subvencioneve për biçikleta dhe trotinetë. Po përgatitet thirrja publike dhe presim që së shpejti të publikohet. Pak është vonuar sepse për herë të parë kur u vendos pika në seancë kishte vërejtje nga këshilltarët, e tërhoqëm që të ripërpunohet”, thonë nga qyteti i Shkupit.

Në buxhetin e Qytetit të Shkupit janë paraparë 15 milionë denarë për subvencione për biçikleta dhe trotinetë.

Exit mobile version