Site icon PORTALB

Çani, hero i Barit (Video)

Edgar Çani

Edgar Çani

Nga Ferri në Parajsë. Kjo është historia e sulmuesit shqiptar Edgar Çani, i cili ka fshirë gjithë zhgënjimet e një sezoni të dobët me një ndeshje dhe çfarë ndeshje, 90 minutëshin e fundit të sezonit të rregullt.

Lojtari kuqezi që e nisi këtë sezon me Carpin u transferua në merkaton e janarit te Bari ku u kthye në heroin e mbrëmjes së “San Nicolas” pasi shënoi dy golat që i hapën rrugën e fitores 4-1 ndaj Novarës skuadrës bardhëkuqe, e cila kualifikohet në fazën play-off për një biletë në Serie A.

50 mijë të pranishmit në stadium shpërthyen në ovacione kur shtatlarti shqiptar realizoi golin e parë dhe të barazimit të takimit, ndërsa stadiumi u ndez me rrjetën e dytë personale të sulmuesit që i hapi rrugën pokerit të golave.

Një qytet i tërë në festë falë ëndrrës që i dhuroi skuadrës puljeze lojtari i kombëtares shqiptare, i cili ka vuajtur gjatë gjithë sezonit për shkak të formës së dobët. Me hyrjen në lojë gjatë minutës së tetë të pjesës së dytë, Çani shfrytëzoi menjëherë krosimin e Sciaudones, ndërsa në minutën e 74 mjaftoi një prekje e lehtë nga ana e shqiptarit që ndeshja të merrte një tjetër drejtim. Bashkë me Barin, për një vend në Serie A do të luajnë edhe Latina, Cesena, Modena, Crotone e Spezia.

Exit mobile version