Site icon PORTALB

BE konfirmoi takimin Kurti-Vuҫiq në Bruksel

Kurti- Vuçiq, foto arkiv nga bisedimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiq pritet të takohen në Bruksel më datën 18 gusht. Këtë e konfirmoi vetë kryediplomati europian, i ngarkuari i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme  dhe të Sigurisë, Josep Borrell, transmeton DW.

Në një postim në Twitter, ai shkroi se “takimi është ftuar për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”. “Po ftoj presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Borrell.

Ftesa vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës për shkak të vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë, pasi qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë në dokumente të udhëtimit dhe targa të automjeteve. Pas përshkallëzimit të situatës, Qeveria e Kosovës me kërkesë të Josep Borrell shtyu për një muaj vendimin për reciprocitet me Serbinë, që u mbështet edhe nga SHBA-së.

Exit mobile version