Site icon PORTALB

Është goditur me mjet të mprehtë një i burgosur në Burgun e Idrizovës

Në Idrizovë pranohen edukatorë, asnjë shqiptarë

Burgu i Idrizovës

Një i dënuar nga Struga është goditur me mjet të mprehtë mëngjesin e sotëm në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës, njofton Portalb.

“Në SPB Shkup, 20 minuta pas mesnate nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës është raportuar se rreth orës 23:40 në njërin nga repartet në institucion i dënuari me iniciale S.M (36) nga Struga është lënduar me mjet të mprehtë”, kumton Ministria e Punëve të Brendshme.

I lënduari është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” për dhënie të ndihmës mjekësore. Nga MPB informojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.

Exit mobile version