Site icon PORTALB

Çdo i pesti kancer i tiroides lidhet me mbipeshën trupore

Foto ilustrim

Agjencia ndërkombëtare për hulumtimin e kancerit, autoritet kryesor në këtë fushë, ka arritur në përfundimin se shtimi në peshë është faktor rreziku, shkaktar për kancerin e tiroides. Dr. Marit Laxonsen zbuloi se një në pesë kancere të tiroides në të ardhmen mund t’i atribuohet niveleve aktuale të mbipeshës dhe obezitetit, shkruan Panacea.

MË I ZAKONSHËM TEK GRATË

Kanceri i tiroides është një nga kanceret e paktë që është 2-3 herë më i zakonshëm tek femrat sesa tek meshkujt, por studimi zbuloi se rreziku i kancerit të tiroides që i atribuohet mbipeshës ose obezitetit është më i lartë tek meshkujt sesa tek femrat. Edhe pse ende nuk është shpjeguar mirë se çfarë e shkakton ndryshimin gjinor në rrezikun e kancerit të tiroides që lidhet me mbipeshën, të qenit mbipeshë ose obez mendohet se shpjegon dy nga pesë kanceret e tiroides tek meshkujt dhe një në dhjetë kancere të tiroides tek femrat.

CILAT JANË SIMPTOMAT

Në fazat e hershme, pothuajse nuk ka simptoma, ndërsa me zhvillimin e kancerit, ato mund të shfaqen:

Exit mobile version