Site icon PORTALB

Pamje nga nata e dytë e festivalit Sunny Hill (VIDEO)

Sunny Hill Festival

Sunny Hill Festival

U mbajt nata e dytë e Sunny Hill Festival në Gërmi ku u ngjitën shumë artist të njohur shqiptarë dhe të huaj, shkruan Portalb.mk.

Artistët të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme mbrëmë në festival ishin J Balvin, Mahmood, Dhurata Dora, Azet dhe Zuna, Ghetto Geasy, Cozman, Onat, Emir Taha, La Fazani, Zwada, Yon Idy, Edon dhe Jimpong & Friends.

As mbrëmë nuk mungoi prezenca e Dua Lipës në festival. Ajo u qëndroi te pjesa e VIP-së bashkë me familjen e saj, ku kohë pas kohe paraqitej nga publiku për t’u përshëndetur. Në një paraqitje të saj Dua bëri shqiponjën.

Kujtojmë që ky festival gjithashtu është duke udhëhequr një fushatë me moton “Më lër të lirë”. Fushata ka për qëllim të sensibilizojë të gjitha vendet evropiane për liberalizimin e vizave për Kosovën.

@portalb.mk

A ishit edhe ju mbrëmë në Sunny Hill Festival? #sunnyhill #sunnyhillfestival #sunnyhillfestival2022 #kosova #prishtina #germi

♬ original sound – PORTALB

Exit mobile version