Site icon PORTALB

Një person i vrarë është gjetur nga Policia e Maqedonisë së Veriut brenda në veturë

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në orët e para të ditës së sotme, Policia e Maqedonisë së Veriut ka gjetur të vrarë në një veturë 39 vjeçarin A.A. nga Nigushtaki i Likovës, transmeton Portalb.mk.

“Në udhëkryqin ndërmjet fshatit Radushë dhe Sfillare, Shkup, punonjësit e policisë nga Reparti i Policisë në Saraj në veturën “Renault Megan”, kanë gjetur person pa shenja jete”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Vetura ishte me tabela-provë, ndërsa te viktima janë gjetur shenja nga arma e zjarrit. Trupi i tij është dërguar për obduksion.

Exit mobile version