Site icon PORTALB

Këto janë disa nga librat që nuk duhet t’i humbisni, rekomandime nga lexuesit e Portalbit

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Vera edhe te ne shënohet me aktivitete të ndryshme dhe agjenda të ngjeshura dhe disi humbet kontakti me librin. Por, pavarësisht dasmave, ahengjeve të ndryshme dhe të tjera nuk duhet të shkëpusim veten nga leximi, kështu thonë bashkëbiseduesit tonë të cilët janë mjaft kompetent kur bie fjala te leximi dhe librat. Për t’ua bërë më të thjeshtë lexuesve tanë përzgjedhjen e librave veror, për Portalb.mk ata japin sugjerimet e tyre. Në Tetovë këto ditë po zhvillohet edhe panairi veror i librit, kjo mundëson që më lehtë të bini në kontakt me këto tituj.

Biblioteksitja nga Biblioteka e Tetovës, Gjylten Ajruli  duke cituar thënien “Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është që të mos i lexosh” përmend titujt më të kërkuar të bibliotekës dhe jep sugjerimet e saja për librat të cilët duhet të lexohen gjatë verës.

Titujt më të kërkuar të bibliotekës së qytetit:

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Libra me tematikë psikologjike:

Librat nga autorja Anna Premoli:

Tituj tjerë:

“Në periudha të ndryshme të vitit shija dhe kërkesa e lexuesve ndryshon. Gjatë pushimeve verore, biblioteka frekuentohet më tepër nga ata  që vërtet janë lexues të flaktë dhe të rregullt. Sigurisht që nuk mungojnë edhe të rinjtë (nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët) të cilët edhe pse janë në pushim, përsëri vizitojnë dhe huazojnë materiale nga institucioni ynë. Titujt e lartë-përmendur  janë më të kërkuara ngaqë edhe tematika e shumicës prej tyre është më relaksuese dhe e përshtatshme për këtë periudhë kohore vere”, tha Ajruli.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Nga ana tjetër, bibliotekistja nga “Max van der Stoel“, Elmedina Abdullai sugjeron disa tituj tjerë:

Foto: Elmedina Abdullai

“Personi që lexon e ka më lehtë të cakton qëllimet e jetës dhe saktë e dinë mënyrën se si do arrij deri tek qëllimet e caktuara.  Pasi çdo libër është një jetë e jetuar, çdo jetë një përvojë dhe çdo përvojë të mbindërton personalitetit e të shton vetëbesimin. Lexoni se leximi është investimi më i çmuar që mund të ja bëni vetes dhe familjes suaj”, porositi Abdullai.

Vjollcë Berisha nga shtëpia botuese “Syth” dhe njëkohësisht profesoreshë universitare, thotë se verës njerëzit dëshirojnë të lexojnë letërsi të mirë, duke iu shmangur titujve të filozifisë, apo librave nga fushat profesionale.

“Unë do të rekomandoja tregimet “Drita e shtëpisë tjetër”, ku gjenden një varg tregimesh të bukura nga tregimtarë të shquar botërorë, që e ngjyrosin botën e cilitdo lexues. Do rekomandoja librin me intervista letrare “Flasim përhanshëm”, një gosti e vërtetë letrare ftuar nga Xhemazije Rizvani. Gjithashtu, do të rekomandoja poezi. Vëllime shumë në numër, pasi ajo është mënyra më e mirë për ta latuar shpirtin. Nga romanet që kam parë në stendat e panairit do të doja që lexuesi të ndalej te Markezi i dashur dhe vepra legjendare e tij “Njëqind vjet vetmi“. Kushdo që ende s’e ka lexuar, rekomandoj të mos shkojë tutje, pa e shijuar çdo paragraf të këtij romani të madh. “Verbëria” e Saramagos është një tjetër roman që do të doja të lexohet nga të rinjtë, e bindur se do t’u shijojë shumë. Atyre që u pëlqejnë biografitë letrare mund të ndalojnë te biografitë e pakrahasueshme të Stefan Cfajgut për personalitete të fuqishme të artit e politikës, si Zhozef Fusheja, Dostojevski, Balzaku e shumë të tjerë. Gjithashtu, qejfi do të ma donte, sikurse ndodh mendoj me të gjithë poetët, që lexuesi të merrte në dorë librin tim të fundit me poezi, që mban titullin “Matanë s’ka harrim“, janë rekomandimet e Berishës.

Ajo porosit që njerëzit të nguten dhe të krijojnë shprehinë e leximit dhe “pastaj libra, libra, libra, që shpirti të mos ju mardhë”.

Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Biblioteksitja Ajruli gjithashtu theksoi se kultura e të lexuarit nuk krijohet aty për aty. Duhet kohë dhe punë për të arritur nivelin që ne duam.

“Atëherë kur institucionet shtetërore, politika dhe përfaqësuesit e tyre do të angazhohen më tepër për investimin e buxhetit në kulturë, vetëm atëherë do të mund të flasim për një përparim. Gjithmonë themi që të rinjtë nuk lexojnë. Por, sa shteti u mundëson këtyre të rinjve për t’i stimuluar në këtë drejtim? Cilat kushte ua siguron shteti të rinjve për të pasur dëshirë dhe vullnet për të lexuar? Me plot bindje mund të themi që investimet në kulturë janë dëshpëruese në përgjithësi, por në veçanti për shqiptarët.  Një godinë biblioteke nuk arriti të finalizohet edhe pas një kohe tepër të gjatë”, theksoi Ajruli.

Ndryshe, panairi veror i librit në Tetovë i cili filloi të hënën  (1 gusht) do të zgjas deri në fund të javës, ditën e diellë (7 gusht). Panairi mbahet para Pallatit të Kulturës ndërsa shitësit janë aty nga ora 17 deri ora 22:30.

Exit mobile version