Site icon PORTALB

RMV, u soll vendim për ndryshim të çmimit të benzinës

Ilustrim: Fisnik Xhelili.Portalb.mk

Ilustrim: Fisnik Xhelili.Portalb.mk

Nga sonte do të ulet çmimi me pakicë i benzinës Eurosuper BS-98 për dy dinarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Çmimet e benzinë Eurosuper BS-95, Eurodiesel (D-E V), vajit ekstra të lehtë për amvisëri dhe vajit M-1 NS nuk ndryshojnë, transmeton Portalb.mk.

Nga mesnata, një litër Eurosuper BS-98 do të shitet për 94 denarë për litër. Çmimi i Eurosuper BS-95 mbetet 93,5 denarë për litër, ndërsa Eurodieseli do të vazhdojë të shitet me çmim prej 93 denarë për litër.

Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,083 për qind.

Exit mobile version