U sulmua fizikisht para oborrit të saj shtatzëna nga Sllatina e Tetovës
Një grua shtatzënë së bashku me dy familjarë të saj është sulmuar para oborrit të saj në fshatin Sllatinë të Tetovës nga katër persona nga fshati Nerasht dhe një nga Zajasi i Kërçovës, transmeton Portalb.mk.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftoi se sot pas mesnate në orën 00:20 në Sllatinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Tearcë kanë privuar nga liria personat N.F.(59), K.F.(32), G.K.(37), A.F.(55) të gjithë nga Nerashti i Tetovës dhe A.S.(47). nga Gjermania, me banim në fshatin Zajas të Kërçovës pasi që në ora 00:10 në fshatin Sllatinë para oborrit të tyre kanë sulmuar fizikisht personat N.L. dhe S.L. dhe nusen e tyre H.L (35), e cila sipas raportit ishte shtatzënë.
Shtatzëna në fjalë pas sulmit është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore.
Personat që kryen sulmin janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.