Site icon PORTALB

Shkup, të premten fillon spërkatja kundër larvave dhe formave të rritura të mushkonjave për të shtatën herë këtë vit

Spërkatje kundër mushkonjave

Spërkatje kundër mushkonjave, Ilustrim

Qyteti i Shkupit njoftoi se me datë 05.08.2022 (e premte) do të fillojë dezinsektimi kundër larvave të mushkonjave, ndërsa me datë 08.08.2022 (e hënë) dezinsektimi kundër formave të rritura të mushkonjave, transmeton Portalb.mk.

Spërkatja do të kryhet sipas orarit të mëposhtëm:

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë dezinsektimin, ai do të kryhet ditën e parë pasardhëse kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtin orar.

Njoftohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen të bletëve.

Exit mobile version