Site icon PORTALB

U tha “Ujëvara e Niagarës” në Mal të Zi

Foto: Rusmin Radiç - AA

Foto: Rusmin Radiç - AA

“Ujëvara e Niagarës” në afërsi të kryeqytetit malazez, Podgoricë, është tharë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat lokale, i nxehti ekstrem që përfshiu vendin gjatë muajit korrik, ka tharë plotësisht “Ujëvarën e Niagarës”, e cila ndodhet në zonën më të famshme të piknikut të vendit, 4 kilometra larg nga Podgorica.

Ujëvara, e cila ujin e merr nga lumi Cem, është tharë për shkak të rënies së nivelit të ujit të lumit.

Exit mobile version