Site icon PORTALB

Çmimet e derivateve të naftës në RMV do të pësojnë ndryshime në mesnatë

Foto nga Pexels

Nga sonte në mesnatë, dizeli do të rritet për 1.5 denarë dhe do të kushtojë 95.5 denarë, ndërsa çmimi i benzinës do të mbetet i njëjtë, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), transmeton Portalb.mk.

Sipas KRRE-së, për 0.5 denar do të ulet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, përderisa mazuti do të rritet për 0.503.

EUROSUPER BS – 95 do të kushtojë 95.50 denarë për litër, çmimi i EUROSUPER BS – 98 do të vazhdojë të jetë 98 denarë, vaji ekstra i lehtë do të shitet 94 denarë, ndërsa mazuti do të shitet 53.343 denarë për kilogram.

Me vendimin më të ri të KRRE-së, çmimet me pakicë të derivateve të naftës janë rritur mesatarisht 0.40 për qind krahasuar me vendimin e 27 korrikut 2022.

Exit mobile version